Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti libanez: Marrëveshja Liban-Izrael është hapi i parë drejt sovranitetit “të plotë...

Presidenti libanez: Marrëveshja Liban-Izrael është hapi i parë drejt sovranitetit “të plotë dhe të pacenuar”

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se marrëveshja kornizë e nënshkruar me Izraelin përfaqëson një “hap të parë në rrugën drejt rikthimit të sovranitetit të Libanit mbi të gjithë territorin e tij, të plotë dhe të pacenuar”, transmeton Anadolu.

Në komentet e tij të para mbi marrëveshjen, sipas një deklarate të presidencës libaneze, Aoun tha se ajo shënon “fillimin e rrugës për kthimin e personave të zhvendosur në qytetet e tyre të çliruara nën sovranitetin e një shteti libanez që nuk ka asnjë partner mbi tokën dhe popullin e tij”.

“Ne angazhohemi të vazhdojmë punën derisa të mos ketë më okupim, as të burgosur, as varësi dhe as tutelë”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pak pasi marrëveshja u nënshkrua në Washington, në përfundim të raundit të pestë të negociatave ndërmjet Libanit dhe Izraelit nën sponsorizimin e SHBA-së.

Exit mobile version