Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti palestinez Abbas takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gantz

Presidenti palestinez Abbas takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gantz

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, është takuar me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për media e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në një deklaratë me shkrim tha se Gantz ka pritur në mbrëmje presidentin palestinez Abbas në shtëpinë e tij në Rosh Haayin.

“Në takim është diskuar për sigurinë dhe çështje të ndryshme civile”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se “Takimi zgjati rreth 2.5 orë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, i përcolli presidentit palestinez se kanë dëshirë të vazhdojnë punimet për ndërtimin e besimit”.

Kreu i administratës palestineze për çështjet civile përgjegjës për marrëdhëniet me Izraelin, Hussein Al-Sheikh në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se presidenti palestinez Abbas u takua me Gantz ku dhe tërhoqi vëmendjen se ata diskutuan mundësitë për të hapur një horizont politik në kuadër të rezolutave të komunitetit ndërkombëtar.

Al-Sheikh potencoi se në takim u diskutuan çështjet e sigurisë, ekonomike, humanitare dhe veçanërisht tensionet e përjetuara për shkak të praktikave të kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor. /aa

Exit mobile version