Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti palestinez mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

Presidenti palestinez mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mbërritur në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët sauditë, transmeton Anadolu.

Presidenti palestinez u prit në Jeddah nga guvernatori i Mekës, Princi Badr bin Sultan bin Abdulaziz Al-Saud.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Ëafa’, presidenti Abbas gjatë ditës së nesërme do të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, për të diskutuar mbi zhvillimet palestineze dhe rajonale.

Vizita vjen mes raporteve rreth një vizite të mundshme të shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Mbretërinë Saudite, vizita e parë e tillë në vite.

Të premten e kaluar, Arabia Saudite ishte nikoqire e një takimi ministror midis Egjiptit, Jordanisë, Omanit, Kuvajtit, Bahreinit, Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë të cilit pjesëmarrësit dënuan fuqishëm sulmet izraelite ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, si dhe masat që minojnë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Tensionet në territoret palestineze u përshkallëzuan në filllim të këtij muaji pasi forcat izraelite larguan besimtarët me forcë nga brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Sulmet izraelite në xhami shkaktuan lëshimin e raketave nga Rripi i Gazës dhe Libani, me Izraelin që u kundërpërgjigj me granatime ajrore dhe artilerie.

Exit mobile version