Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti rus Putin uroi muslimanët për Kurban Bajramin

Presidenti rus Putin uroi muslimanët për Kurban Bajramin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar myslimanët në mbarë botën me rastin e festës së Kurban Bajramit, e njohur në Rusi si “Kurban Bayram”.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin theksoi rëndësinë e kësaj feste si një simbol i përfundimit të pelegrinazhit dhe një ngjarje që nxit unitetin midis njerëzve dhe lidhjen shpirtërore me trashëgiminë historike dhe fetare të paraardhësve.

“Duke ndjekur mësimet dhe traditat e të parëve, muslimanët e kremtojnë Kurban Bajramin duke kryer vepra të mira e plot dhembshuri dhe duke u kujdesur sinqerisht për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje,” u shpreh presidenti rus.

Putin vlerësoi gjithashtu rolin aktiv dhe konstruktiv të organizatave muslimane në jetën e përditshme në Rusi, veçanërisht në edukimin e brezave të rinj, forcimin e vlerave familjare dhe zbatimin e projekteve madhore në fushat e kulturës, arsimit, ndriçimit shpirtëror dhe bamirësisë.

“Dhe, sigurisht, një mirënjohje e veçantë u takon për angazhimin tuaj në mbështetje të mbrojtësve të Atdheut dhe familjeve të tyre,” shtoi ai në mesazhin e tij. /mesazhi

Exit mobile version