Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk dhe ai azerbajxhanas diskutojnë sulmin me dron në Nakhchivan të...

Presidenti turk dhe ai azerbajxhanas diskutojnë sulmin me dron në Nakhchivan të Azerbajxhanit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në një bisedë telefonike kanë diskutuar sulmin me dron në eksklavën autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit, i cili plagosi katër persona, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan dënoi sulmin me dron dhe i shprehu solidaritetin e Turqisë presidentit Aliyev dhe popullit të Azerbajxhanit

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit tha se eksklava Nakhchivan u godit nga dronë të lëshuar nga Irani, me një që goditi ndërtesën e terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhchivanit dhe një tjetër që ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad.

Ministria e Shëndetësisë e Azerbajxhanit njoftoi se katër persona u plagosën dhe se gjendja e tyre ishte e qëndrueshme.

Exit mobile version