Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në...

Presidenti turk diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka diskutuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s në kushtet e konflikteve rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, konfliktet në rajon, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdogan i tha Macronit se konfliktet në rajon dhe në mbarë botën e bëjnë “të domosdoshme rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s”.

Ai theksoi se “është e rëndësishme të përshpejtohen hapat e përbashkët në industrinë e mbrojtjes që prej kohësh janë vonuar”.

Erdogan gjithashtu tha se zgjatja e konfliktit në Iran do të ishte “burim paqëndrueshmërie si për rajonin ashtu edhe për botën” dhe se Turqia po bën “përpjekje intensive për të forcuar terrenin diplomatik dhe për t’u rikthyer në negociata”.

Ai shtoi se Ankaraja po monitoron nga afër zhvillimet në Republikën Islamike dhe se “ajo është e pikëlluar për vdekjet e civilëve dhe e shqetësuar për rritjen e tyre”.

Exit mobile version