Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan emëroi ministrin e ri të Drejtësisë dhe atë të Brendshëm sipas dekreteve presidenciale të botuara të martën në Gazetën Zyrtare, transmeton Anadolu.
Kryeprokurori publik i Stambollit Akin Gurlek u emërua ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Yilmaz Tunc, ndërsa guvernatori i Erzurumit, Mustafa Ciftci, u emërua ministër i Brendshëm, duke mbushur postin e lënë bosh nga Ali Yerlikaya.
Nuk u dha asnjë deklaratë tjetër për këtë çështje.
