Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti në Stamboll homologun e tij liberian, Joseph Nyuma Boakai, raporton Anadolu.
Dy liderët zhvilluan një takim në Pallatin Vahdettin, përpara se të zhvillonin bisedime dypalëshe.
Në takimin me liderin e Afrikës Perëndimore morën pjesë gjithashtu drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari kryesor i Erdoganit për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Çagatay Kiliç.