Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me kryetarin e Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin turk Ankara, raporton Anadolu.
Pas takimit dypalësh me dyer të mbyllura Erdogan-Burhan, delegacionet do të kenë një darkë pune.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, shefi i Inteligjencës Kombëtare, Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes, Haluk Gorgun dhe kryekëshilltari për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Cagatay Kilic, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e pritjes.
