Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Aleksandar Çupiqin për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të parlamentit të Serbisë, transmeton Anadolu.
Në një reagim në rrjetet sociale, Siljanovska-Davkova shprehu shpresën që marrëdhëniet ndërshtetërore dhe shoqërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të vazhdojnë të jenë intensive, frytdhënëse dhe miqësore, pa çështje të pazgjidhura.
Ajo gjithashtu shprehu pritshmërinë për ta mirëpritur Çupiqin në Ohër, në kuadër të takimit rajonal të Procesit të Bërdo-Brijunit.
Siljanovska-Davkova i uroi atij suksese në punën e tij për zhvillimin e një Republike të Serbisë demokratike dhe të begatë.
Ndryshe, Aleksandar Çupiq, nga “Lista Studentore”, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, u zgjodh kryetar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë më 19 nëntor.