Ballina Lajmet Kosovë Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier bisedojnë për dialogun me Serbinë

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier bisedojnë për dialogun me Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.

Dyshja kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Exit mobile version