Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Princi i Kurorës i Arabisë Saudite dhe Mbreti i Jordanisë diskutojnë zhvillimet...

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite dhe Mbreti i Jordanisë diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u takua të mërkurën në Jeddah me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, raportoi Agjencia Zyrtare Saudite e Lajmeve (SPA).

Gjatë takimit, liderët shqyrtuan “marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e tyre në fusha të ndryshme,” tha agjencia.

Ata gjithashtu diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me botën arabe dhe islame, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme – veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. /mesazhi

Exit mobile version