Ballina Sport Prishtina e pafuqishme ndaj Tsmoki Minsk, kualifikimi kërkohet në ndeshjen kthyese

Prishtina e pafuqishme ndaj Tsmoki Minsk, kualifikimi kërkohet në ndeshjen kthyese

Prishtina është zgjuar vonë nga gjumi në ndeshje me Tsmoki Minsk, duke e mbyllur takimin me humbje 50:57.

Djelmoshat e Ahmet Kandemir e nisëm mjaft mirë ndeshjen të udhëhequr nga Dardan Berisha që shënoni 7 pikë në çerekun e parë për ta dërguar skuadrën e tij në epërsinë prej 23:21.

Por çereku i dytë ishte shumë i dobët për Prishtinën që arriti të shënojë vetëm tri pikë për 10 minuta.

Berisha në këtë çerek nuk e qëlloi asnjëherë cakun, ndërsa edhe lojtarët e tjerë nuk parë paraqitje të mirë.

Sigal Prishtina e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 36:26.

Edhe çereku i tretë ishte shumë i dobët për të dy skuadrat që gjithsej shënuan 16 pikë, ndërsa Prishtina shënoi shtatë.

Në çerekun e fundit Prishtina e mbylli në epërsi 17:12, por që nuk i mjaftoi që ta fitojë ndeshjen.

Ndeshja u mbyll me rezultat 50:57.

Loja e karakterizua me shumë gjuajtje për tri pikë, që shumica prej tyre nuk u futën në kosh, ndërsa nuk munguan as gabimet.

Berisha ishte më i miri te Prishtina me 14 pikë, ndërsa te mysafirët Chris Czarapowicz me 17 pikë.

Prishtina do ta tentojë kualifikimin në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bjellorusi pas dy ditësh.

Exit mobile version