Ballina Sport Futboll Prishtina merr fitore të madhe ndaj Llapit, ngitet në renditje

Prishtina merr fitore të madhe ndaj Llapit, ngitet në renditje

Prishtina ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 27-të të BKT Superligës së Kosovës.

Pas shumë zhurme në ditën e djeshme, ndeshja u vendos që të zhvillohej në “Fadil Vokrri”.

Prishtina ishte kthyer në shtëpinë e saj pas një muaji, ndërsa kjo i bëri mirë dhe e nisi ndeshjen me disa sulme.

Edhe Llapi kishte rastet e veta, por pjesa e parë nuk solli gola.

Me të filluar pjesa e dytë, Prishtina fitoi penallti, kur Sulley Sadam u pengua në zonë nga Benjamin Emini, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0 në minutën e 53-të.

Prishtina gjeti golin e dytë në minutën e 65-të, kur Sadam luan bukur me Endrit Krasniqin, ku ky del i vetëm me portierin dhe shënoi për 2-0.

Llapi arriti të hap ndeshjen në minutën e 78-të, kur Drilon Fazliu finalizon një aksion të bukur të mysafirëve për 2-1.

Në minutën e 90-të Llapi kishte rast të barazonte rezultatin, por goditja e Firminos u prit nga Eglant Haxho.

Dy minuta më pas edhe Valmir Veliu kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.

Prishtina pas kësaj fitoreje ka 35 pikë dhe mbanë vendin e pestë ndërsa Llapi mbetet i katërti me 41 pikë.

Exit mobile version