Ballina Sport Futboll Prishtina sot kërkon fitoren e radhës në arenën ndërkombëtare

Prishtina sot kërkon fitoren e radhës në arenën ndërkombëtare

Pasi kaloi me sukses turin paraeliminator Prishtina do të zbresë sërish sot në fushë për të treguar vlerat në arenën europiane.

Shorti u tregua bujar me skuadrën e Mirel Josës që në ruandin e parë kualifikues do të ketë përballë një tjetër skuadër modeste por gjithsesi më të fortë së Europa e Gjibraltarit të cilën bardhekaltrit e elimininuan me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Bëhet fjalë për Fola Esch të Luksemburgut një klub me histori të madhe në shtetin e vogël në qëndër të Europës. Fola ka fituar 10 trofe në Luksemburg, 7 kampionate dhe 3 Kupa dhe vitin kaluar arritin suksesin e saj më të madh në arenën europiane teksa kaloi dy ture në Europa League duke nxjerrë jashtë moldavët e Milsamit dhe azerët e Inter Baku, duke u eliminuar më pas nga suedezët e Ostersunds që kaluan edhe grupin.

Një tregues i qartë ky se Prishtina sdo ta ketë aspak të lehtë. Sot në orën 18:00 në stadiumin Emile Mayrisch me një kapacitet prej 4900 vendesh do të zhvillohet sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, me formacionin e Josës që do të bëjë të pamundurën për të marrë të shënuar të paktën një gol dhe për të marrë një rezultat pozitiv që do t’ia bënte më të thjeshtë çështjen e kualifikimit në ndeshjen e kthimit pas 1 jave në Mitrovicë.

Exit mobile version