Ballina Lajmet Kosovë Prishtinasit sillen sikur të ishte situata normale, sheshi plot me njerëz

Prishtinasit sillen sikur të ishte situata normale, sheshi plot me njerëz

Qytetarët e Prishtinës nuk po i përfillin në masë të madhe rekomandimet e IKSHP-së për qëndrimin në shtëpi dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasditen e sotme janë vërejtur një numër i madh qytetarësh në shtetin e Prishtinës, madje shumë prej tyre as duke mos e respektuar distancën, shkruan lajmi.net.

E hiç më larg se sot IKSHP lëshoi një apel për qytetarët teksa u bëri thirrje të mos grumbullohen në vende të ndryshme, ani pse moti këtyre ditëve pritet të përmirësohet.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 126 raste pozitive me koronavirus. 

Exit mobile version