Ballina Lajmet Kosovë Prishtinë: Aksidentohen dy këmbësorë, gruaja në gjendje të rëndë

Prishtinë: Aksidentohen dy këmbësorë, gruaja në gjendje të rëndë

Dy këmbësorë janë lënduar, pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 mes një veture në lëvizje, një veture të parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve.

E.B. (femër e lindur më 1982) ka pësuar lëndime të rënda, SH.K. (mashkull i lindur më 1969) si dhe shoferja e automjetit Pezho, L.P. (femër).

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut e cila ka menaxhuar rastin.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në QKUK.

Exit mobile version