Ballina Lajmet Kosovë Prishtinës do t’i shtohen edhe pesë shkolla të reja

Prishtinës do t’i shtohen edhe pesë shkolla të reja

Kryeqytetit të Kosovës pritet ti shtohen edhe pesë shkolla të reja.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

Ajo ka njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Kryeqytet.

Po ashtu Musmurati ka bërë të ditur se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik.

Ndërtimi i këtyre shkollave do të bëhet me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC.

Exit mobile version