Ballina Sport Futboll Pritja përfundon, ja kur do të kthehet Rashica

Pritja përfundon, ja kur do të kthehet Rashica

Milot Rashica është në prag të rikuperimit të plotë nga lëndimi te skuadra e Werder Bremen.

Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, për ndeshjen kundër Leipzigut.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

Rashica mungoi në periudhën e fundit te skuadra nga Bundesliga, përfshirë edhe dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, transmeton lajmi.net. Por, ai do të kthehet në skuadër për ndeshjen e fundjavës.

“Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, tha Frank Baumann.

Bremeni do të zhvillojë të shtunën ndeshjen kundër Leipzigut.

Exit mobile version