Ballina Lajmet Kosovë Procesohen gati 70 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Procesohen gati 70 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Ka shkuar në gati 70 për qind procesimi i rezultateve nga vendvotimet e përfaqësive diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nga to, mbi 80 për qind vazhdon ta ketë trendin e votave Lëvizja Vetëvendosje.

Saktësisht janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve prej 43 përfaqësi diplomatike sa janë gjithsej. LVV-ja ka marrë 5581 vota apo 81.97 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta nëpër përfaqësi diplomatike me 7.5 për qind të votave apo 511 vota.

Partia Demokratike është e treta me 6.14 për qind apo 418 vota.

Koalicioni AAK-Nisma ka vetëm 1.5 për qind apo 102 vota.

Trendi aktual ia shton ulëset në Kuvend Lëvizjes Vetëvendosje, që me votë brenda Kosovës ka shkuar në 47 deputetë.

Exit mobile version