Ballina Arritje Teknologji Procesorët e ardhshëm Ryzen 8000 vinë në 2024 konfirmon AMD

Procesorët e ardhshëm Ryzen 8000 vinë në 2024 konfirmon AMD

Aktualisht jemi në gjeneratën Ryzen 7000 me grafikat Navi 3.0. Me procesorët e rinj tashmë në horizont, ata të cilët kanë pritur me durim për të ndërtuar një kompjuter të ri, do të kenë çfarë të marrin.

AMD konfirmoi disa aspekte të rëndësishme të dizajnit të procesorëve Ryzen 8000 për desktopët, specifikisht kompjuterët e punës dhe serverët.

Çipet të cilët i përkasin folesë AM5 do të bashkojnë arkitekturën e re Zen 5 me grafikat Navi 3.5. Një axhendë e publikuar e cila mbulon tre gjenerata nga Ryzen 5000 thotë se seritë Ryzen 8000 do të vinë në 2024.

Aktualisht jemi në gjeneratën Ryzen 7000 me grafikat Navi 3.0. Me procesorët e rinj tashmë në horizont, ata të cilët kanë pritur me durim për të ndërtuar një kompjuter të ri, do të kenë çfarë të marrin.

Prezantimi gjithashtu konfirmon mbështetjen për AM5 të paktën deri në 2026 dhe me këtë ritëm mund të shohim edhe dy gjenerata të tjera Ryzen krahas Ryzen 8000 përpara se kjo fole procesorësh të kalojë në atë që mund të quhen AM5.

Raportime të mëhershme për Ryzen 8000 flasin për procesorë me 16 bërthama Zen 5 shpërndarë në dy CCD. Në SoC (system-on-chip) do të gjenden grafikat Navi 3.5 të cilat do të kenë frekuencë dhe efikasitet të përmirësuar

Exit mobile version