Ballina Lajmet Kosovë Prokurori kërkon që Milaim Zeka të mbahet 30 ditë në burg

Prokurori kërkon që Milaim Zeka të mbahet 30 ditë në burg

Prokurori kërkon që Milaim Zeka të mbahet 30 ditë në burg

Prokuroria do të bëj kërkesë që për deputetin Milaim Zeka të caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Rexhep Maqedonci.

“Nesër do të bëjmë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Milaim Zekën”, tha prokurori Maqedonci.

Sipas tij, Prokuroria ka vendosur dhe ka plot arsye për të parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Në mëngjesin e sotëm, deputeti i Nismës Socialdemokrate,  Milaim Zeka, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Po është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Arsyeja është kanosje përmes mjeteve të informimit”, tha Berisha për KALLXO.com.

Milaim Zeka tash e tri ditë është përfshirë në debate me prokurorinë për shkak të disa incizimeve të bisedave që kanë rrjedhur në media.

Në një bisedë telefonike, Zeka tha për KALLXO.com se do ta ndjekë “penalisht e me kanun” prokurorin Afrim Shefkiu, i cili po merret me listat e veteranëve përfitues.

Zeka ka thënë se do ta ndjek Afrim Shefkiun, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Exit mobile version