Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria kërkon dënimin e Limajt për krime lufte

Prokuroria kërkon dënimin e Limajt për krime lufte

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është kërkuar dënimi i Fatmir Limajt për krime lufte.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se Limaj nuk e ka përmbushur detyrën e tij të eprorit.

“Limaj nuk ndërmori asnjë veprim për parandalimin e krimit që ishte duke ndodhur. Ai nuk bëri asnjë veprim për zbulimin e autorëve të krimit”, ka thënë prokurorja Hajdari, duke iu referuar vrasjes së Selman Binishit e Ramiz Hoxhës.

Para se të vazhdojë mbrojtja e Limajt me fjalën përfundimtare, familjarët e viktimave aktualisht po japin fjalën e tyre.

Exit mobile version