Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria për vrasjen në Fushticë: Ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së...

Prokuroria për vrasjen në Fushticë: Ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar arrestimin e të dyshuarit V.P. lidhur me vrasjen e ndodhur të shtunën në fshatin Fushticë të Drenasit, nën dyshimin për “Vrasje” dhe “Manipulim me prova”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, hetimet fillestare, të udhëhequra nga Prokurori kujdestar dhe njësitë relevante të Policisë, kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës, R.Sh.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë dhe një fishek, si dhe arma e dyshuar një pistoletë “ZORAKI 917-T” që u sekuestrua në shtëpinë e vëllait të viktimës.

Viktima, sipas informacioneve të para, u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Pas hetimeve, është dyshuar se arma e përdorur mund të ketë qenë në pronësi të viktimës, dhe për këtë arsye, shtëpia e tij është bastisur nga autoritetet.

Prokuroria ka njoftuar se, brenda afateve ligjore, do të kërkojë në Gjykatë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.P.

Exit mobile version