Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër (4) të pandehurve për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M.

Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Exit mobile version