Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

Pronari vdes bashkë me fjalëkalimin, klientët humbin miliona

Më shumë se 100 mijë klientë humbën rreth 190 milionë dollarë, pasi pronari i kompanisë kanadeze, që merrej me monedha kriptike virtuale, humbi jetën papritur dhe nuk pati mundësi të udhëzonte dikë për fjalëkalimin.

Vejusha e të ndjerit Gerald Cotten tha për Gjykatën e Lartë të Nova Skotias, në Kanada, që ajo e pranon se kompania Quadriga i detyrohet klientëve rreth 190 milionë dollarë, por ajo nuk e hap dot llogarinë e të shoqit.

Për këtë arsye, gjykata i ka dhënë kompanisë mbrojtje nga paditë e klientëve të revoltuar, për të paktën 30 ditë, me shpresën se do të gjejnë fjalëkalimin.

Laptopi që përdorte pronari i është dërguar një kompanie të specializuar, por ende nuk e ka hapur dot, pasi i ndjeri kishte përdorur sisteme shumë të forta sigurie.

Exit mobile version