Ballina Lajmet Kosovë “Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

“Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në rastin e Adem Grabovcit dhe të pandehurve tjerë.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 13.08.2018 është ndryshuar, ashtu që për zbatim të procedurës në këtë çështje penale, kompetent është caktuar Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj gjykate.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor kundër Adem Grabovcin etj. për shkak të veprës penale “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës. Kryetari i trupit gjykues të këtij rasti, ditë me parë me propozim të një avokati mbrojtës, e kishte shpallur Departamentin e Krimeve të Rënda jo kompetent në pikëpamje lëndore, duke konsideruar se kjo çështje bie në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit e Kosovës konsideron se ky konstatim nuk qëndron dhe se aktvendimi i shkalles se parë nuk është i bazuar.

Exit mobile version