Ballina Lajmet Kosovë Propozim për ratifikim të pjesshëm të demarkacionit

Propozim për ratifikim të pjesshëm të demarkacionit

Për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, deri tash janë dhënë shumë propozime. I fundit është ai i deputetit të pavarur, Shaip Muja.

Ky po propozon ratifikim të pjesshëm të marrëveshjes për kufirin me shtetin fqinj. Muja, vlerëson se ky propozim është një mundësi e mirë për arritjen një konsensusi në mes të partive politike.

Pjesët në të cilat nuk ka kontestime, sipas tij, mund të ratifikohen, ndërsa pjesa në të cilat ka kundërshtime, duhet me u bisedu serish me Malin e Zi, model ky i ndjekur nga disa shtete të Bashkimit Evropian .

Propozimi i Mujës, është mirëpritur nga ana e deputetëve opozitarë.

Enver Hoti, deputet i Nismës për Kosovën thotë se të gjithë ligjvënësit dhe akterët politikë e kanë përgjegjësi që t’i ndihmojnë ruajtjes se tërësisë territoriale të vendit.

Exit mobile version