Ballina Lajmet Kosovë Prostitucion në lokalet e masazhit, arrestohet një polic dhe një femër

Prostitucion në lokalet e masazhit, arrestohet një polic dhe një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar një hetues policor dhe një shtetase të Shqipërisë për përfshirje në prostitucion me lokale masazhi.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Ismajli ka thënë se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të gjatë disa mujor, përshirë masat e fshehta për shkak të dyshimit se në lokale të tilla zhvillohet prostitucioni.

“Unë e kam lëshuar një vendim për ndalim të një zyrtari policor me inicialet F.SH, dhe një shtetase të Shqipërisë me inicialet D.K nga Lushnja, dhe janë ndalur për ndaljen e mundësimit të prostitucionit përmes masazheve. Ne kemi pasur masat e hetimit që disa muaj, dhe sot të njëjtit i kemi zënë në vepër dhe i kemi arrestuar”, ka thënë Ismajli.

Ismajli bën të ditur se të dëmtuar në këtë proces janë tre persona të gjinisë femërore, njëra prej tyre është e mitur.

“Dy persona gjinisë femërore janë të dëmtuara, aty ka qenë edhe një e mitur”, ka thënë prokurori Ismajli për Insajderin.

Prokurori Ismajli ua ka caktuar nga 48 orë ndalim policor. Merret vesh se polici kosovar është hetues në stacionin policor në Novobërdë.

Ditë më parë një vajzë kishte rrëfyer për emisionin “Udhëve” se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Exit mobile version