Dhjetëra mijëra izraelitë kanë dalë në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Protestuesit kërkojnë ndalimin e luftës në Gaza, lirimin e pengjeve dhe largimin e Netanyahut nga pushteti, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e krizës.
Sipas mediave izraelite, protestat janë ndër më të mëdhatë në vend që nga fillimi i luftës, me pjesëmarrje që ka arritur deri në 100 mijë persona në Tel Aviv dhe qindra mijëra në qytete të tjera.
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe ka konfiskuar pajisje proteste, ndërsa demonstratat po shndërrohen në një lëvizje të gjerë kundër politikave të qeverisë dhe luftës në Gaza. /mesazhi
