Të dielën më 4 janar, jashtë Qendrës metropolitane të paraburgimit në New York u mblodhën protestues të cilët kundërshtuan ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolas Maduro, raporton Anadolu.
Pamjet e publikuara nga Ministria e Jashtme e Venezuelës tregojnë protestuesit duke ecur nëpër rrugët kryesore me banderola dhe duke valëvitur flamuj venezuelianë ndërsa brohorasin slogane kundër ndërhyrjes së huaj.
Maduro u transferua në qendrën federale pas kapjes së tij të shtunën, së bashku me gruan e tij, Cilia Flores. Jashtë qendrës së paraburgimit, protestuesit u ranë daulleve dhe brohoritën kundër veprimit ushtarak, duke kërkuar lirimin e Maduros.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kishte akuzuar Maduron për mbikëqyrjen e dërgesave të drogës në SHBA dhe mbajtjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme përmes mashtrimit zgjedhor.
Maduro, i cili aktualisht është në paraburgim në pritje të akuzave për drogë, i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa zyrtarët në Karakas kanë bërë thirrje për lirimin e tij.
Maduro do të paraqitet në gjykatën federale në New York në orën 12:00 të hënën sipas kohës lokale, raportuan mediat lokale.
