Dy palestinezë janë vrarë të pretmen gjatë demostratave të dhunshme përgjatë Rripit të Gazës me Izraelin.
Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë dhe një 24-vjeçar vdiq nga plagët e shkaktuara me armë zjarri në këmbë dhe në bark, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Sipas raporteve djali u qëllua pasi tentoi të shkatërronte gardhin kufitar.
Adoleshenti hodhi gurë shumë pranë gardhit para se të qëllohej.
Rreth 5000 palestimnezë protestuan në 5 pika përgjatë kufirit.
Protestuesit djegën goma dhe sulmuan forcat izraelite me gurë. Një bombë u hodh tek një grup ushtarësh.
Mbi 100 njerëz raportohet se janë plagosur gjatë protestave nga gazi lotsjellës dhe hapja e zjarrit nga izraelitët.
Disa mjekë gjithashtu mbetën të plagosur nga thithja e tymit.
