Ballina Lajmet Protestë afër Beogradit që mos rrënohet xhamia

Protestë afër Beogradit që mos rrënohet xhamia

Qindra shqiptarë, por edhe të tjerë që i përkasin besimit Islam janë duke protestuar në Komunën e Zemunit në afërsi të Beogradit, që të mos rrënohet një xhami.

Autoritetet komunale kanë paraparë që kjo xhami të rrënohet.

Imami i kësaj xhamie ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që sot atje të mblidhen sa më shumë besimtarë që ta kundërshtojnë rrënimin e xhamisë në prag të muajit të Ramazanit.

Exit mobile version