Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestë kunder marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti

Protestë kunder marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti

Mesazhi kryesor i protestuesve ishte që Kroacia duhet të anulojë marrëveshjet me Vatikanin dhe me këtë të ndajnë kishën nga shteti. Protestuesit kundërshtuan përfshirjen e kishës në programin e arsimit dhe u shprehën kundër lutjeve të detyruara në kopshte dhe shkolla fillore.

Mirna Zlatiç, përfaqësuese e shoqatës organizatore të protestës, ndër të tjera, lexoni një pasazh nga libri për edukimin fetar nga klasa e 8-të në të cilin shkruan se me ateizëm dhe pa Zot u edukuan ata që ngritën Aushvicin.

Zlatiç theksoi se në këtë mënyrë fëmijët edukohen se të gjithë ata që nuk janë katolikë janë pikërisht njerëzit e këqij, dhe se kisha i përdor shkollat për të indoktrinuar fëmijët. Ajo më tej shton se indoktrinimi i fëmijëve nuk do të ndodhë vetëm në orët e arsimit fetar, por edhe në lëndët tjera, si gjatë orëve të gjuhës kroate, biologjisë apo historisë.

Exit mobile version