Ballina Lajmet Protestë kundër organizatave terroriste në sheshin Tel Rifat

Protestë kundër organizatave terroriste në sheshin Tel Rifat

Popullata e Tel Rifat-it, e cila e ka mirëpritur pastrimin e Afrinit në Siri nga organizata terroriste PYD/PKK në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, u mblodh në sheshin e qytetit për çlirimin nga organizatat terroriste edhe të qytetit të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e realizuar në qendrën e Tel Rifat-it ku popullata kërkonte pastrimin e qytetit të tyre nga organizata terroriste PYD/PKK u filmua nga avioni pa pilot.

Në protestë janë tubuar qindra persona ku kishte edhe të tillë që mbanin flamurin e Turqisë.

Pamjet në fjalë të avionit pa pilot u shpërndanë në rrjetet sociale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), me shprehjen “Popullata i Tel Rifat-it që kërkon pastrimin e qytetit nga organizatat terroriste doli në rrugë”.

Exit mobile version