Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestë kundër regjimit të Assadit në qytetin jugor Daraa

Protestë kundër regjimit të Assadit në qytetin jugor Daraa

Në Siri është protestuar kundër regjimit të Bashar al-Assadit në një qytet jugor nën kontrolln e regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra persona dolën në rrugë pas namazit të xhumasë në rrethin Hirak të qytetit sirian Daraa në kufirin Siri-Jordani.

Në protestë janë brohoritur slogane kundër regjimit dhe Iranit, ndërsa u kërkua që regjimi t’i mbajë premtimet si dhe t’i lirojë të burgosurit.

Daraa edhe më parë ishte skenë e protestave të ngjashme.

Gjendja e fundit në Daraa

Pasi vala e “Pranverës Arabe” në Lindjen e Mesme u përhap edhe në Siri, më 15 mars 2011 një grup nxënësish në murin e shkollës shkruan “O doktor (Bashar al-Assad) tani është radha jote”. Ky akt shkaktoi kryengritje popullore nga Daraa në mbarë vendin, ndërsa qyteti me vite ka qëndruar nën kontrollin e opozitës.

Regjimi pas një rrethimi dhe sulm i intensiv ndaj Daraa zhvilloi bisedime në korrik të vitit 2018 me ndërmjetësimin e Rusisë, si rezultat i së cilës ata që dëshirojnë të qëndrojnë në rajon u kanë dorëzuar forcave të regjimit armët e rënda, ndërsa grupet që kundërshtuan kompromisin u detyruan të migrojnë në veri të vendit.

Ish-grupet opozitare që nuk u larguan nga Daraa, vazhdojnë luftën e tyre kundër regjimit në disa rajone.

Exit mobile version