Ballina Lajmet Kosovë Protestë në Mitrovicë kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Protestë në Mitrovicë kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Sot në Mitrovicë do të protestohet kundër arrestimit të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Protesta organizohet nga Komuna e Mitrovicës dhe do të mbahet para objektit të saj, duke filluar nga ora 10:00.

Thaçi ishte arrestuar para disa ditëve derisa po hynte në territorin e Serbisë, raporton RTV21.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm.

Exit mobile version