Një protestë është mbajtur në Lion të Francës kundër vrasjeve të grave, duke tërhequr dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për dhunën me bazë gjinore, raporton Anadolu.
Gjatë tubimit, ku pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe brohoritnin thirrje për drejtësi dhe mbrojtje ndaj grave, u lexuan një nga një emrat e grave që kishin humbur jetën si pasojë e dhunës.
Në një akt simbolik proteste, demonstruesit u shtrinë në tokë, duke përfaqësuar viktimat e dhunës fatale dhe për të theksuar urgjencën e problemit.
Sipas organizatorëve, protesta synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rritjen e dhunës ndaj grave në Francë dhe të kërkojë veprime më të forta nga autoritetet, përfshirë mbrojtje më të mirë për viktimat, ndjekje më të rreptë penale për autorët dhe politika më efektive për parandalimin e dhunës në familje.
