Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestë në sheshin “Times Square” të New Yorkut kundër vendimit të Trump

Protestë në sheshin “Times Square” të New Yorkut kundër vendimit të Trump

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Times Square” të New York-ut në SHBA për të kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, me të cilën e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protesta dolën një numër i madh i palestinezëve dhe muslimanëve të tjerë që jetojnë në SHBA. Ata brohorisnin “Palestina do të lirohet”, “Izraeli terrorist, Palestina e lirë”, “Rroftë Palestina”. Gjithashtu mbanin edhe pankarta me mbishkrimin “Jerusalmi është vija e kuqe”.

Në mesin e protestuesve ishte 20-vjeçarja Fatime. Ajo tha se është me popullin palestinez. I të njëjtit mendim ishte edhe Ahmad M. (22), i cili tha se qeveria e Trumpit duhet të rishikojë këtë vendim.

Muhammed para 10 vitesh kishte ardhur në SHBA për të studiuar, ndërsa ishte i mendimit se racizmi është në rritje pas ardhjes së Trumpit si president i vendit. Protestës mbështeje i dhanë edhe hebrenjtë ortodoksë.

Presidenti Donald Trump të mërkurën njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem përkundër kundërshtimit të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar.

 

Exit mobile version