Ballina Lajmet Kosovë Protestë në veri, kërkohet lirimi i Arsenijeviqit

Protestë në veri, kërkohet lirimi i Arsenijeviqit

Një protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut ka nisur të enjten, në të cilën po bëhet thirrje për lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestuar për të pestën herë me radhë.

Arsenijeviq u arrestua të dje pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës, raporton “Kossev”.

Për këtë arsye, dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tij.

Në protestë është edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.

Exit mobile version