Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestuesit në Gaza përgatiten të kalojnë gardhin me Izraelin

Protestuesit në Gaza përgatiten të kalojnë gardhin me Izraelin

Palestinezët në Rripin e izoluar të Gazës po përgatiten të kalojnë rrethojën shumë të fortifikuar që ndan enklavën nga Izraeli, si pjesë e lëvizjes së Marshit të Madh të Kthimit.

Tubimet e së hënës vijnë përpara përkujtimeve vjetore të Nakbas, ose “katastrofës”, kur shteti i Izraelit u themelua më 15 maj 1948, gjë që çoi në dëbimin e qindra mijëra palestinezëve nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

Protestat u planifikuan gjithashtu që të përkojnë me lëvizjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, në përputhje me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit në dhjetor, duke provokuar më tej tensionet dhe zemërimin e palestinezëve.

Tubimet janë pjesë e një proteste javore që kërkojnë të drejtën e kthimit për refugjatët palestinezë në zonat ku ata u dëbuan me forcë nga viti 1948.

Rreth 70 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës prej dy milionë banorësh janë pasardhës të refugjatëve.

Që nga protesta që filluan më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 49 palestinezë në enklavën bregdetare dhe plagosën më shumë se 8,500. /MESAZHI/

 

Exit mobile version