Ballina Lajmet Kosovë PSD me Projektligj për delegacionin shtetëror në dialogun me Serbinë

PSD me Projektligj për delegacionin shtetëror në dialogun me Serbinë

Partia Socialdemokrate prezanton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me republikën e Serbisë

Ky projektligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Projektligji po ashtu rregullon funksionimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror, raporton Telegrafi.

Mes tjerash, projektligji definon qartë edhe ndërlidhjen që delegacioni shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version