Ballina Arritje arsim Pse duhet të flini natën para provimit

Pse duhet të flini natën para provimit

Studentët mendojnë se të rrish gjithë natën zgjuar para një provimi dhe të mësosh është gjëja e duhur.

“Por kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni,”-paralajmëron pedagogu i psikologjisë, Jakke Tamminen në Universitetin Royal Holloway.

Tamminen është një ekspert që studion  mënyrën sesi ndikon gjumi në kujtesë.

Sipas tij gjumi është thelbësor për ngulitjen e njohurive në tru.

“Edhe pse nuk jeni duke studiuar kur flemë, truri juaj është ende duke studiuar,”-tha ai.

Pjesëmarrësit në studim mësuan fjalorin e ri dhe qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës. Tamminen krahasoi memorizimin e fjalëve të reja pas disa netëve, dhe pas një jave.

Edhe pse rikuperuan gjumin kishte një diferencë të madhe se sa shpejt i kujtonin fjalët ne krahasim me grupin e pjesëmarrësve që nuk u privuan nga gjumi.

“Nuk mund të mbani mend shumë gjëra nëse nuk flini siç duhet”-na tregon eksperti.

Exit mobile version