Ballina Artikuj Pse mjekët e ndalojnë përdorimin e pudrës, ja nga se rrezikohen...

Pse mjekët e ndalojnë përdorimin e pudrës, ja nga se rrezikohen bebet…

Pudra është një produkt që përbëhet nga magnezi, silikoni, oksigjeni dhe hidrogjeni dhe funksioni i saj është të thithë lagështirën nga lëkura e fëmijës.

Për shumë kohë me radhë është përdorur gjatë ndërrimit të bebelinës në mënyrë që të parandalohen skuqjet.
Por mjekët sot e kundërshtojnë përdorimin e pudrës…

Sipas “American Academy of Pediatrics” pudra nuk është një produkt i sigurt për t’u përdorur tek fëmijët duke qënë se mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje.
Fëmija mund ta thithë atë nëpërmjet gojës dhe hundës dhe për shkak të përbërjes së saj mund të shkaktojë bllokim të frymëmarrjes.
Gjithashtu pudra nuk e lejon lëkurën të ajroset pasi bllokon poret dhe duke qënë kështu fëmija as nuk do të jetë në gjendje të djersitet në mënyrën e duhur.
Duhet të theksojmë se kohët e fundit, ekspertët e “American cancer society” mendojnë se, ekspozimi ndaj mineralit që përmban pudra (talku) është me rrezik pasi mund të shkaktojë kancer në mushkëri por ende nuk e kanë provuar se përdorimi i pudrës, e cila e përmban këtë mineral, e rrit këtë rrezik.
Si alternativë tek fëmija mund të përdorni niseshtenë e orizit, pudrën e lëngshme e cila nuk përbën rrezik për frymëmarrjen, dhe për të parandaluar skuqjet në zonën e bebelinës mund të përdorni krem me oksid zinku./Mesazhi/
Exit mobile version