Ballina Auto Pse nuk është e mençur të parkosh një automjet në bar të...

Pse nuk është e mençur të parkosh një automjet në bar të thatë?

Vera është koha e të nxehtit të madh dhe thatësirave, dhe e gjitha kjo është një terren i përshtatshëm për zjarre.

Burimet e zjarreve mund të jenë të ndryshme – nga ato natyrore deri te zjarrvënësit që kënaqen me flakët.

Por tani, në Spanjë, Agjentët e mbrojtjes së mjedisit në Andaluzí kanë lëshuar një paralajmërim interesant – parkimi i veturave mbi bimësi të thatë, veçanërisht pas një udhëtimi të gjatë, gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm.

Shkaku i këtij rreziku qëndron te sistemi i shkarkimit të gazrave, më saktë te katalizatori – një komponent i projektuar për të reduktuar ndotjen që lëshojnë automjetet.

Gjatë funksionimit normal, ky element mund të arrijë temperatura të larta, nga 400 deri në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar ngrohje të konsiderueshme në zonën poshtë makinës.

Pas një udhëtimi prej disa kilometrash, nxehtësia në pjesën e poshtme të automjetit mund të arrijë në 300 gradë Celsius.

Nëse vetura parkohet mbi bar të thatë, kjo nxehtësi është e mjaftueshme që bimësia të nisë të digjet për disa sekonda.

Masa më e thjeshtë për të shmangur këtë lloj zjarri është të mos parkoni automjetet jashtë zonave të përcaktuara për këtë qëllim, veçanërisht në vende ku ka bimësi të thatë.

Exit mobile version