Ballina Arritje Teknologji Pse smartfonët do të shënojnë fundin e kamerave DSLR

Pse smartfonët do të shënojnë fundin e kamerave DSLR

Ky është një fakt i pamohueshëm, megjithatë pyetja që shumë fotografë mund të bëjnë është niveli i përpunimit të imazhit që ata duan në fotot e tyre.

Vdekja e DSLR-ve ka trokitur prej kohësh dhe tashmë Qualcomm është në gjendje të argumentojë pse kamerat e smartfonëve do të vrasin së shpejti formatin e vjetër.

Një ekzekutiv i kompanisë së shquar të prodhimit të çipeve mobile shpjegoi se smartfonët do ti japin fund DSLR.

“Fuqia e përpunimit në procesorët Snapdragon është 10 herë më e mirë sesa ajo që gjeni në kamerat më të mëdha dhe të fuqishme nga Nikon dhe Canon,” pretendon Judd Heape.

“Kjo është arsyeja pse ata do të tejkalojnë kufijtë e sotëm të cilësisë. Sepse pavarësisht një lenteje dhe sensori të vogël, ata kanë fuqi përpunuese disa herë më të lartë sesa DSLR më e avancuar.”

Ky është një fakt i pamohueshëm, megjithatë pyetja që shumë fotografë mund të bëjnë është niveli i përpunimit të imazhit që ata duan në fotot e tyre.

Edhe pse është një diskutim tjetër, ajo që nuk mohohet dot është rënia e vazhdueshme e shitjes së DSLR-ve pavarësisht se vitin e kaluar pati një rritje kjo për shkak të krizës së komponentëve për kamerat pa pasqyrë.

Megjithatë ajo që prodhojnë kamerat pa pasqyrë, nuk e sjell dot as përpunimi më i fuqishëm me inteligjencë artificiale në cilësi.

Braktisja jo zyrtare e DSLR-ve nga Canon dhe Nikon ka nisur një epokë të errët.

Në lidhje me të ardhmen Heape tha: “Imagjinoni një ditë që të kërkoni një foto të duket si një skenë e National Geographics dhe motori i inteligjencës artificiale në procesorët Qualcomm ta replikojë atë.”

Një tjetër trend i rënies së DSLR-ve janë shitjet e Sony. Këta të fundit përbëjnë vetëm 18% të fitimeve të kompanisë krahasuar me kamerat pa pasqyrë që zënë 69% të fitimeve. /PCWorld Albanian

Exit mobile version