Ballina Artikuj Pse sot (s)kemi gra të dijshme që mund të japin edhe fetva?

Pse sot (s)kemi gra të dijshme që mund të japin edhe fetva?

Prof. Driton Arifi

Rrëfen Kasim ibn Muhamed (njëri prej shtatë juristëve më të famshëm të Medinës) e thotë: ”Aisheja- nëna e besimtarëve -Zoti pastë qenë i kënaqur me të, ishte një dijetare që gjatë gjithë kohës së kalifatit të Ebu Bekrit r.a. dhe të Umeri r.a. kishte fetva të pamvarura-mendime ekskluzive të saja (pra që nuk e pasonte askënd nga dijetarët tjerë)”. Madje Urve ibn Zubejri pat thënë:

“Nuk kam parë askënd më të ditur se Aishja në fikh, në mjekësi dhe në poezi.”

Pozita dhe autoriteti i saj nuk rridhnin as nga të qenit bashkëshorte e të Dërguarit të Allahut, e as nga fakti se ishte bija e një kalifi. Ato buronin nga dija e saj e pakrahasueshme, nga zgjuarsia, nga kredibiliteti shkencor dhe nga aftësia për të dhënë gjykime të sakta juridike.

Në epokat e arta të Islamit, gratë dijetare nuk ishin thjesht transmetuese të diturisë, por burime të pavarura fetare, që jepnin fetva me siguri dhe kompetencë, pa u varur nga mendimet mashkullore të kohës. Ato besonin thellë se dija nuk ka gjini, dhe se aftësia për të gjykuar me drejtësi dhe thellësi i është dhënë njësoj si burrave, ashtu edhe grave.

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version