Ballina Lajmet Rajon dhe Botë PSG 60 milionë euro për lojtarin e Juventusit

PSG 60 milionë euro për lojtarin e Juventusit

Paris Saint Germain kërkon që të përforcojë edhe më tepër skuadrën para nisjes së sezonit.

Klubi francez, ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin e Juventusit, Paulo Dybala. Sipas mediave sportive italiane, PSG i ka ofruar Juventusit 60 milionë euro për shërbimet e argjentinasit.

Kujtojmë sulmuesi nuk pranoi të bëhej pjesë e shkëmbimit me Lukakun dhe të transferohej te Manchester United, pasi nuk ra dakord për pagën dhe të drejtat e imazhit me “Djajtë e Kuq”, Dybala mund ta vazhdojë karrierën te kampionët në fuqi të Francës.

Nga ana tjetër, Juventusi kërkon për sulmuesin një shumë jo më të vogël se 80 milionë euro, gjë e cila ka vënë në situatë të vështirë PSG.

Deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtarë nga ana e klubit apo të vetë sulmuesit./ Opinion.al 

Exit mobile version