Ballina Sport Futboll PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

Paris Saint-Germain është i gatshëm të bëjë nënshkrimin më të madh në historinë e futbollit.

Sipas gazetës Marca, ekipi parisien është duke studiuar për të paguar klauzolën e Neymarit, që arrin në 222 milionë euro, për të bërë lojtarin brazilian të tyrin.

Operacioni është i mundshëm pasi thuhet se edhe ylli brazilian është lodhur duke qenë hije e Messit te gjiganti katalunas.

Përveç kësaj, oferta që ka përgatitur klubin parisien për Neymarin është 30 milionë euro plus bonuse për pesë sezone.

Një shifër që do ta bënte atë si futbollistin më të paguar në futbollin evropian, por jo në botë, pasi që Carlos Tevez në Shangai Shenhua arrin rreth 38 milionë, duke mundur Messin.

Exit mobile version