Ballina Sport Futboll PSG-ja siguron titullin në Francë pas humbjes së Monacos

PSG-ja siguron titullin në Francë pas humbjes së Monacos

Paris Saint-Germaini ka siguruar titullin e tretë rresht në Ligue 1. PSG-ja u shpall kampion të dielën, pa luajtur fare. Titulli u takon parisienëve pasi Monaco u mposht nga Lyoni, 3:2.

Monaco më nuk ka gjasa të zë me pikë PSG-në. Parisi i ka 12 pikë më shumë se Monaco, tri xhiro para fundit.

PSG-ja kishte rastin të shpallej kampion të shtunën, por arriti vetëm barazim me Le Havren.

Për Parisin është titulli i 12-të në Ligue 1 dhe i dhjeti në 11 vjetët e fundit.

Skuadra e Luis Enriques tani e kthen gjithë fokusin te Championsi. Parisi e synon trofeun e parë evropian. Në gjysmëfinale do të përballet me Borussia Dortmundin.

Exit mobile version